22.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Kishte hapur llogari në rrjetet sociale duke denigruar vajzat e mitura, detaje të reja nga kapja e 27-vjeçarit

Zbardhen detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku 27-vjeçari Benard Çullhaj akuzohet për ngacmime dhe shantazh seksual ndaj një 15-vjeçare dhe dhjetëra vajzave të tjera.

Çullhaj kishte hapur llogari në rrjetet sociale duke postuar foto të vajzës me shprehje denigruese. Ndërkaq, ai shfrytëzoi këtë skemë edhe për dhjetëra vajza të tjera, duke përfshirë rastin më të rëndë të një 12-vjeçareje.

Sipas gazetares, vajza nuk kishte folur më parë me të riun, derisa ai e kërcënoi. Por këtë skemë ai e kishte përdorur dhe me dhjetëra vajza të tjera, teksa rasti më i rëndë është ai i një 12-vjeçareje.

“Kishte hapur disa profile në rrjetet sociale me foto normale të vajzës, por që kishin shprehje denigruese në to. Për t’i mbyllur këto llogari, ai e shantazhonte. Fillimisht duke i kërkuar foto nudo. Vajza nuk kishte komunikuar më parë kurrë me këtë person dhe nuk e njihte. Kur ai pa se vajza nuk po binte pre e shantazhit, ai e kërcënoi edhe duke i kërkuar marrëdhënie seksuale. Vajza u ka treguar vetë prindërve, por pas disa javësh, pasi fillimisht kishte frikë. Ai komunikonte me vajzën nëpërmjet profileve false.

Ndërkohë, kur janë bërë denoncimet ishin edhe dy vajza të tjera, që po ky person i kishte shantazhuar. Trezultoi se ai kishte shumë adresa fallco, me të cilat shantazhonte disa vajza të tjera, rasti më i rëndë ishte një vajzë 12-vjeçare. Ishte një pedofil serial, por fatmirësisht rast i parandaluar”- tha gazetarja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...