9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Aksident I katërfishtë në Qafë-Plloçë,fatmirësisht pa persona të lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Qafë-Plloçë, ku janë përfshirë tre kamionë dhe një fugon transporti udhëtarësh. Sipas informacionit paraprak, fatmirësisht nuk raportohet për lëndime serioze, megjithëse disa persona, përfshirë një nga drejtuesit e mjeteve, janë dërguar për kontrolle në Spitalin e Pogradecit.

Ngjarja ka shkaktuar dëme materiale dhe ka krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor. Sipas raportimeve, një prej kamionëve transportonte lëndë djegëse, gjë që ka rritur rrezikun në vendngjarje.

Forcat e policisë ndodhen aktualisht në vendin e aksidentit dhe po punojnë për menaxhimin e situatës, ndërsa trafiku është devijuar përmes një bypass-i të improvizuar pranë një karburanti. Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit vazhdojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: “Çmimet e naftës në Shqipëri janë rritur më moderuar krahasuar me tregjet globale”

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, ku diskutoi mbi pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe situatën në...

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të inteligjencës iranian, Esmaeil Khatib: “Roli i tij në...

0
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë detaje të reja mbi sulmin e synuar në Teheran, i cili çoi në vdekjen e ministrit të...

Aksion në ARBK, zyrtarët merren në pyetje për keqpërdorim dhe falsifikim dokumentesh

0
Autoritetet në Kosovë kanë marrë në pyetje disa zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) të mërkurën, përfshirë ushtruesen e detyrës së kryeshefes,...

Rama: “Më mirë marzh fitimi më i ulët se bord për naftën në kurriz...

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, duke theksuar se qëllimi kryesor është mbrojtja e konsumatorëve nga ndikimet e krizës...

Lufta për PS-në e Vlorës: “Kaso apo kandidat tjetër? Përplasja e madhe politike po...

0
Zgjedhjet për drejtimin e Partisë Socialiste në Vlorë po shndërrohen në një betejë të fortë mes fraksioneve të brendshme. Kryetari aktual, Klevis Kaso, mbështetet...