33.9 C
Tiranë
Thursday, August 13, 2026

Aksident në Memaliaj të Gjirokastrës, katër persona të lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e djeshme në Memaliaj, Gjirokastër, pa pasoja fatale. Dy automjete, një Benz dhe një BMW, janë përplasur në hyrje të Memaliajt, 100 metra larg stacionit të zjarrfikësve, në aksin Memaliaj – Gjirokastër.

Tre persona mbetën të bllokuar në automjetin BMW dhe një person në makinën Benz. Punonjësit zjarrfikës ndërhynë me shpejtësi për të bërë nxjerrjen e tyre. Të lënduarit u dërguan menjëherë në spitalin e Gjirokastrës për trajtim mjekësor.

Fatmirësisht, aksidenti nuk shkaktoi humbje jete, por katër persona u plagosën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm në spital. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të qartësuar rrethanat e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Moti ndryshon, temperaturat zbresin me 2-3°C/ Ja si do të jetë moti këtë të...

0
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme gjatë ditës së enjte, megjithatë priten vranësira dhe reshje të izoluara...

700 milionë lekë të përvetësuara në Postën e Durrësit/ Apeli lë në burg ish-drejtoreshën...

0
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshën e Postës së...

“Ja kemi kaluar Europës me çmimet, por krahasohemi me vendet më të varfra për...

0
Rritja e kostos së jetesës është kthyer në një shqetësim madhor për familjet shqiptare, ndërsa çmimet e ushqimeve, strehimit dhe transportit vijojnë të rëndojnë...

“Fole” droge në Potam, arrestohet pronari i lokalit të natës dhe banakieri, sekuestrohen 145...

0
Një lokal nate në zonën e Potamit në Himarë dyshohet se ishte kthyer në një pikë të shitjes së lëndëve narkotike. Policia ka finalizuar...

“Nuk ka asnjë provë”/ Prokuroria urdhëron lirimin e Ervis Allës, ja pse u konsiderua...

0
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Ervis Allës, i cili ishte arrestuar si i dyshuar për vendosjen e një sasie eksplozivi...