29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Aksident në Oslo: Shoferi i tramvajit humb ndjenjat dhe hyn në dyqan

Policia norvegjeze ka njoftuar se më 29 tetor, një tramvaj ka dalë nga shinat dhe është përplasur me një dyqan në qendër të Oslos, duke shkaktuar lëndime të lehta për katër persona. Shoferi i tramvajit ka deklaruar se humbi ndjenjat dhe nuk e mban mend aksidentin. Ai është marrë në pyetje nga oficerët, të cilët thanë se ai ishte sëmurë dhe kishte pësuar një të fikët përpara se të ndodhte përplasja.

Aksidenti ka ndodhur në Storgata, një nga rrugët më të rëndësishme të kryeqytetit norvegjez, pranë stacionit kryesor të trenit, kur tramvaji me katër vagonë dhe 20 pasagjerë doli nga shinat në një kryqëzim. Dëshmitari Mohnsin Munir, i cili e pa ngjarjen, tha se tramvaji po vinte me shpejtësi të madhe dhe, pasi duhej të bënte një kthesë majtas, ai doli nga shinat dhe vazhdoi drejt dyqanit Eplehuset, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Shoferi i tramvajit ishte ndër të plagosurit, por të gjithë të lënduarit u trajtuan në vendngjarje dhe asnjë nga ta nuk kishte lëndime serioze. Pas aksidentit, ndërtesa katërkatëshe ku ndodhi përplasja u evakuua për t’u kontrolluar për dëmtime strukturore. Policia ka njoftuar se është duke pritur rezultatet e ekzaminimeve teknike nga Autoriteti Norvegjez i Hetimit të Sigurisë për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...