Një 5-vjeçare ka humbur jetën në Itali pasi u përplas nga një furgon në qendër të Bolzanos, pranë një qendre tregtare.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së martës, 29 shtator, rreth orës 10:20, në Via Garibaldi, përpara njërës prej hyrjeve të qendrës tregtare WaltherPark dhe pranë stacionit të trenit.
Pas përplasjes, vogëlushja u dërgua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve të rënda nuk mundi të mbijetojë.
Policia lokale vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar dinamikën e përplasjes.





