34.5 C
Tiranë
Thursday, August 13, 2026

Aksidenti tragjik në Rrëshen ku humbën jetën babë e bir, arrestohet drejtuesi i mjetit tjetër

Policia ka arrestuar personin që drejtonte automjetin tip “Benz” që shkaktoi aksidentin në aksin Milot Rrëshen ku mbetën të vdekur babë e bir.

Aksidenti fatal ndodhi ditën e djeshme rreth orës 16:30 në aksin Milot-Rrrëshen dhe nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është parakalimi i gabuar dhe shpejtësia e lartë.

Drejtuesi i automjetit “Mercedes-Benz, Arlind Mihaj udhëtonte në drejtim në Milotit dhe në afërsi të një karburanti ka kryer parakalim të gabuar duke i dalë përpara automjetit “Opel Corsa” ku udhëtonte familja Prenga.

Si pasojë e përplasjes së fortë, Benz-i ka shpërthyer në flakë, ndërsa drejtuesi i saj. Arlind Mihaj me origjinë nga Tropoja ka marrë plagë të rënda dhe po mjekohet në spitalin e Traumës.

Ndërsa sot, policia ka njoftuar masën e arrestit ndaj Arlind Mihaj i cili akuzohet si shkaktari i aksidentit të rëndë ku vdiqën 33-vjecari Shkurt Prenga dhe djali i tij i mitur, 3-vjecari O. Prenga.
Ndërsa bashkëshortja e tij, 26-vjeçarja Fabiola Prenga mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha sulmon Vuçiçin: “Deklaratat janë destabilizuese” – akuza të forta ndaj Ramës: “Ka kryer...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për lumin Ibër, duke i...

Berisha: “Lubi Balluku de facto është qeverisja e PS-së” – sulmon Ramën: “Kufomë politike...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se Belinda Balluku është de...

Ra nga shkëmbi në plazhin e Radhimës, plagoset rëndë 55-vjeçari

0
VLORË – Një pushues është plagosur rëndë pasditen e sotme në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë. I plagosuri është identifikuar si Platon Bylyshi,...

“Pa ujë dhe pa rrugë, jemi të vdekur” – banorët e Gjormit në protestë:...

0
KURBIN – Mungesa e infrastrukturës dhe e ujit të pijshëm ka nxjerrë në protestë banorët e fshatit Gjorm në Kurbin. Ata u mblodhën në...

Transporti publik drejt reduktimit të flotës? Operatorët: “Nëse nuk marrim kompensimin, do të ulim...

0
Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme nuk marrin një përgjigje lidhur me...