34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Akuza për korrupsion, prokurorë të 5 rajoneve në Ukrainë shkarkohen nga detyra

Prokurorët në pesë rajone të Ukrainës janë shkarkuar nga detyra, mes një skandali korrupsioni të profilit të lartë, që ka çuar në disa dorëheqje dhe shkarkime të zyrtarëve të lartë në të gjithë vendin. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha më 25 janar se prokurorët e rajoneve të Zaporizhzhya, Kirovohrad, Poltava, Sumy dhe Chernihiv ishin liruar nga detyrat e tyre.

Skandali i korrupsionit shpërtheu më 22 janar, kur Ministria e Mbrojtjes u akuzua nga një gazetë investigative për mbipagimin e furnizuesve për ushqimin e ushtarëve ukrainas. Furnizuesi ka thënë se faji ishte i tyre nga një gabim teknik dhe se nuk ishin dhënë para shtesë. Ministria tha se akuzat ishin të pabaza.

Në të njëjtën ditë, zëvendësministri i Infrastrukturës i Ukrainës u arrestua me dyshimin se kishte marrë ryshfet prej 400 mijë dollarësh për importimin e gjeneratorëve në shtator, një akuzë të cilën ai e mohon.

Nënkryetari i administratës presidenciale, Kyrylo Tymoshenko, njoftoi më 24 janar se i kishte paraqitur dorëheqjen Zelenskiyt. Pak kohë pas njoftimit të Tymoshenkos, zëvendësministri i Mbrojtjes, Vyacheslav Shapovalov, që ishte përgjegjës për furnizimin e ushtrisë me ushqim dhe pajisje, gjithashtu dha dorëheqje, duke përmendur “akuzat e mediave” për korrupsion.

Dy zëvendësministra, Vyacheslav Nehoda dhe Ivan Lukerya nga Ministria e Komuniteteve dhe Zhvillimit të Territoreve të Ukrainës dhanë gjithashtu dorëheqje më 24 janar. Po të njëjtën ditë, Oleksiy Symonenko, zëvendësprokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, u shkarkua. Largimet e zyrtarëve pasuan njoftimin e presidentit Volodymyr Zelensky, më 23 janar, se do të bënte ndryshime në udhëheqje në nivele të larta dhe të ulta. Zelensky u zotua për çrrënjosje të korrupsionit nga administrata e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...