24.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Alarm në Vlorë: Zbulohet qumësht i kontaminuar me aflatoksinë kancerogjene, 40% e mostrave mbi normat e lejuara

Në Vlorë është konstatuar qarkullimi i një sasie qumështi dhe nënprodukteve të tij të ndotura me aflatoksinë M1, një substancë kancerogjene dhe shumë e rrezikshme për shëndetin e njeriut. Prania e kësaj toksine është konfirmuar nga Agjencia Kombëtare e Ushqimit (AKU), e cila përmes kontrolleve ka zbuluar nivel të lartë ndotjeje në disa mostra të marra gjatë muajve të fundit.

Burime konfidenciale pranë AKU-së bëjnë të ditur se nga 26 mostra të analizuara në periudhën janar–prill 2025, 10 prej tyre kanë rezultuar pozitive, duke treguar se gati 40% e qumështit të kontrolluar ishte i kontaminuar mbi normat e sigurisë ushqimore.

Sipas njoftimit, pas marrjes së informacionit për një lot qumështi të dyshuar të shpërndarë në qytet, AKU nisi kontrolle intensive në markete dhe supermarkete të Vlorës, ku u evidentuan shkeljet.

Gjatë muajit mars, AKU ka kryer analiza të mostrave të mbledhura rastësisht si në tregtim ashtu edhe në prodhim. Rezultatet e kryera në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV) konfirmuan praninë e Aflatoksinës M1 në disa prej tyre. Kjo substancë, kur është e pranishme në qumësht, konsiderohet kancerogjene dhe gjenotoksike, duke përbërë rrezik të madh për shëndetin, veçanërisht për fëmijët dhe konsumatorët e rregullt.

AKU ka bërë të ditur se produktet e kontaminuara janë tërhequr menjëherë nga tregu, megjithatë ekziston dyshimi se një pjesë e këtij qumështi mund të jetë konsumuar para ndërhyrjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

KLSH ‘ngre alarmin’ për Bashkinë e Vlorës: miliona lekë të paarkëtuara, shkelje në tenderë...

0
Bashkia e Vlorës është përballur me një sërë problematikash serioze në menaxhimin financiar dhe zbatimin e ligjit, sipas raportit vjetor të Kontrollit të Lartë...

Horoskopi ditor, e Martë, 28 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ecësh më ngadalë dhe me mendje të ftohtë. Mos u nxit në vendime të rëndësishme. ♉ Demi Je në formë shumë të mirë....

Parashikimi I motit, e Martë, 28 Prill 2026

0
Më 28 prill 2026, moti në Shqipëria vijon i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me një ndjesi pothuajse verore në shumë zona. Gjatë ditës priten...

Makina përmbyset pranë qendrës tregtare në Tiranë – shpëton shoferja

0
Një aksident është regjistruar në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë, ku një automjet është përmbysur gjatë lëvizjes. Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja janë...

Meta i transformuar në gjyq pas 18 muajsh izolim – detaje nga jeta e...

0
Ilir Meta është shfaqur për herë të parë në publik pas rreth 18 muajsh paraburgim, gjatë seancës së parë gjyqësore ku ai dhe të...