27.7 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Alarm nga AKU: Pjeshka dhe rrushi i kuq importuar nga Greqia mbi normë pesticidesh

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konstatuar praninë mbi normë të mbetjeve të pesticideve në dy produkte të importuara nga Greqia: pjeshkë dhe rrush të kuq francez, duke i klasifikuar si me rrezik për shëndetin e konsumatorit.

Kontrollet zyrtare zbuluan se pjeshkat përmbanin pesticide Phosmet mbi normat e lejuara, ndërsa rrushi i kuq francez kishte nivele të larta të Propamocarb. Produktet janë raportuar menjëherë në sistemin evropian të sigurisë ushqimore RASFF.

Rrushi i kuq u gjet në një supermarket Spar në Lezhë, me rreth 800 kg, ndërsa pjeshkat ishin shpërndarë në subjekte të ndryshme. AKU ka urdhëruar operatorët të njoftojnë të gjithë konsumatorët dhe të kthejnë produktet, ndërkohë që procedurat për bllokimin dhe asgjësimin e produkteve të kontaminuara janë në vijim.

Autoriteti apelon tek konsumatorët të jenë vigjilentë dhe të shmangin përdorimin e produkteve të dyshuara deri në përfundimin e procedurave të sigurisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Qeni hero Tsunami nderohet me statujë pas operacioneve të kërkim-shpëtimit në Venezuelë

0
Tsunami, qeni i racës Border Collie që mori pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor, është...

“O’zapft is”! Nis Oktoberfesti në Mynih, mbi 6 milionë vizitorë priten në festivalin e...

0
Edicioni i 191-të i Oktoberfestit ka nisur në Mynih të Gjermanisë, me organizatorët që presin më shumë se 6 milionë vizitorë nga e gjithë...

Zbulimi i ri shkencor: Sistemi imunitar mund të japë sinjalin që nis lindjen

0
Për një kohë të gjatë, shkencëtarët nuk e kanë kuptuar plotësisht se çfarë e bën trupin të “kuptojë” se foshnja është gati të lindë...

OpenAI raporton 6 raste të sjelljes shqetësuese të modeleve të IA-së: Nga keqpërdorimi i...

0
OpenAI ka njoftuar se ka identifikuar gjashtë raste të “sjelljeve të papritura ose shqetësuese të modeleve” të inteligjencës artificiale gjatë gjashtë muajve të fundit,...

“Ky është burri im”, Taylor Swift shpërthen në festë për touchdown-in e Travis Kelce...

0
Taylor Swift u shfaq e emocionuar në tribunat e stadiumit Arrowhead, teksa festoi touchdown-in e bashkëshortit të saj, Travis Kelce, gjatë ndeshjes së Kansas...