15.5 C
Tiranë
Saturday, February 28, 2026
spot_img

Alarm përmbytjesh në Fier: Lumenjtë rrezikojnë shtratin, uji arrin tokat dhe stacionet e ujësjellësit

Situata në Fier vazhdon të jetë kritike për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje në 27 banesa dhe kanë përfshirë qindra hektarë tokë bujqësore në fshatrat Kashisht, Adë, Kafaraj, Cerven dhe Ferras.

Nivelet e lumenjve Seman dhe Shkumbin janë në rritje, ndërsa situata më e rrezikshme vlerësohet te lumi Vjosë, ku në Urën e Mifolit niveli i prurjeve ka kaluar pikën kritike. Uji ka arritur buzë më buzë të argjinaturës, duke rrezikuar daljen nga shtrati.

Për pasojë, uji ka prekur edhe Stacionin e Pompimit të Kafarajt në Njësinë Administrative Frakull, nga ku furnizohet qyteti i Fierit me ujë. Autoritetet e UKF-së kanë stakuar disa nga pompat në puset pranë lumit dhe po operojnë me kapacitet të reduktuar përmes puseve më të largëta, duke ulur furnizimin me ujë për qytetarët.

Sipas pikëmatjes në Urën e Memaliajt, prurjet e lumenjve do të vijojnë të rriten, duke përkeqësuar situatën gjatë orëve në vazhdim. Autoritetet paralajmërojnë banorët të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin zonat e përmbytura.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Një grusht qiqra në ditë për dhimbjet e shpinës? Ja çfarë thotë shkenca

0
Dhimbjet e shpinës janë ndër shqetësimet më të përhapura, sidomos tek personat që kalojnë shumë orë ulur apo kanë pak aktivitet fizik. Ushqyerja luan...

58-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum, familjarët e nxorën nga uji

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Berat, ku një grua 58-vjeçare është gjetur pa shenja jete në lumin Osum. Rreth orës...

Reuters: Edi Rama shkarkon Belinda Ballukun në sfond të hetimit të SPAK dhe presionit...

0
Agjencia ndërkombëtare Reuters ka raportuar se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në një moment të ndjeshëm politik...

Jonida Maliqi rrëfen periudhën më të errët: “Dani ishte ndryshe, mendova se nuk kishte...

0
Jonida Maliqi ka ndarë me publikun një nga momentet më të vështira të jetës së saj, duke folur hapur për kohën kur u përball...

Horoskopi ditor, e Premte, 27 Shkurt 2026

0
Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të hapet një mundësi e re, por kërkohet vendim i...