25.9 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Alarm ushqimor: Bakteri “Listeria” zbulohet në djathin francez të shitur në Shqipëri

Autoritetet kanë ngritur alarmin për praninë e bakterit të rrezikshëm “Listeria Monocytogenes” në djathin e butë francez “Französischer Weichkäse”, i prodhuar nga qumështi i pasterizuar.

Sipas njoftimit zyrtar, autoritetet gjermane kanë konfirmuar praninë e bakterit pas analizave laboratorike, ndërsa ky produkt është importuar në Shqipëri nga subjekti “INITALY RISTO & GUSTO”.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar menjëherë pas njoftimit dhe ka nisur kontrollet për bllokimin dhe asgjësimin e produktit. Megjithatë, inspektorët kanë konstatuar se e gjithë sasia e importuar është shitur, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen në treg.

Bakteri Listeria është veçanërisht i rrezikshëm për gratë shtatzëna, foshnjat, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar, pasi mund të shkaktojë infeksione të rënda në gjak, tru apo palcë kurrizore.

Tek personat e shëndetshëm, simptomat mund të përfshijnë ethe, dhimbje muskujsh, lodhje dhe diarre.
AKU u bën thirrje konsumatorëve që kanë blerë këtë produkt të mos e konsumojnë dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet për çdo rast të dyshuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...