21.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

ILDKPKI raporton veprimtarinë për vitin 2024: 817 subjekte nën kontroll, 23 raste referuar drejtësisë

Në një seancë dëgjimore të zhvilluar sot nga Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikqyrjen Institucionale, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) prezantoi raportin e tij vjetor për vitin 2024.

Inspektorja e ILDKPKI-së, Evgjeni Bashari, theksoi se institucionit i është garantuar përmbushja e të gjitha rekomandimeve të Kuvendit dhe se Inspektorati ka mbështetur procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë, duke verifikuar paraprakisht kandidatët për organe të drejtësisë.

Gjatë periudhës raportuese:
• Janë trajtuar 23 kërkesa për informacion dhe dokumentacion shtesë;
• Janë përpunuar 4 kërkesa nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit;
• Janë verifikuar 211 kandidatë për pozita në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykatë e Apelit, drejtues prokurorish dhe magjistratë të Shkollës së Magjistraturës.

Bashari shtoi se Inspektorati ka koordinuar me Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për hetimin administrativ të policëve në kuadër të rivlerësimit kalimtar, ku janë përfunduar aktet për 35 subjekte, ndërsa procesi vazhdon për të tjerët.

Në total, gjatë vitit 2024 iu nënshtruan kontrollit 817 subjekte, duke përfshirë deputetë, kryetarë bashkie, këshilltarë ligjorë, anëtarë bordi, prokurorë, gjyqtarë dhe nëpunës të lartë të administratës publike.

Si rezultat i kontrolleve:
• 23 raste janë referuar pranë organeve ligjzbatuese;
• Janë aplikuar 101 masa administrative me gjobë.

Raporti i ILDKPKI-së thekson angazhimin e institucionit në forcimin e transparencës dhe kontrollit të pasurive, si dhe rolin e tij aktiv në monitorimin e konfliktit të interesave në institucione publike dhe në sistemin e drejtësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...