14.5 C
Tiranë
Thursday, April 16, 2026
spot_img

Albana Koçiu: Goditja e paligjshmërisë dhe mbrojtja e territorit, prioritet i Ministrisë së Punëve të Brendshme

Tiranë – Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, deklaroi sot se mbrojtja e interesit publik dhe lufta pa kompromis kundër çdo forme të paligjshmërisë mbeten themeli i veprimtarisë së ministrisë.

Gjatë mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Koçiu theksoi se autoriteti i ligjit mbi territorin duhet të jetë i padiskutueshëm. “E kemi nisur me operacionin e ligjshmërisë në territor, i cili tashmë ka karakter të përhershëm. Abuzimi me territorin nuk do të shpërblehet më,” u shpreh ministrja.

Sipas Koçiut, deri tani janë evidentuar 252 subjekte që kanë shkelur lejen e ndërtimit, janë prishur 447 ndërtime ose shtesa pa leje dhe janë vendosur gjoba administrative në vlerën prej rreth 12 milionë euro. Ministria po monitoron gjithashtu cilësinë e ndërtimit, respektimin e hapësirave të përbashkëta dhe mbrojtjen e investimeve të qytetarëve.

Ministrja prezantoi një paketë ndryshimesh ligjore për përmirësimin e punës së administratës në komunitet dhe qasjes ndaj territorit. Ndryshimet kryesore përfshijnë harmonizimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit me inspektoratet vendore, forcimin e rolit të prefektit si koordinues në nivel vendor dhe shtimin e dy prefektëve detarë për të rritur sigurinë dhe ligjshmërinë.

Koçiu nënvizoi gjithashtu rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe rolin e Policisë Bashkiake si krah mbështetës për Policinë e Shtetit, me synimin për ta kthyer atë në një strukturë profesionale me standarde të unifikuara në të gjithë vendin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të thosha se je ‘g*y’”, Përplasje e fortë mes Edisa Demollarit dhe Arjan...

0
Pas debateve të ashpra në emisionin “Fan Club”, ish-banorja e BBVA 5, Edisa Demollari, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale drejtuar...

‘I qeke vardisur ish-të fejuarit tim’ – Edisa Demollari ndez rrjetin me deklaratë ndaj...

0
Tensionet pas zhvillimeve në Big Brother VIP Albania 5 duket se po vijojnë edhe jashtë shtëpisë, duke përfshirë ish-banorët në përplasje publike në rrjetet...

‘Shumë gjëra po ndodhin në jetën time’ – Gashi ndan momente romantike me të...

0
Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare Gashi ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve pasi ka publikuar foto të reja pranë të fejuarës së tij. Artisti, me...

‘Asnjë strategji, jam 100% real’ – Mateo Borri flet si finalist në Big Brother...

0
Ngjarjet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania vazhdojnë të mbajnë publikun të fokusuar, ndërsa formatit i është shtuar edhe një program radiofonik që...

Irani kërkon 270 miliardë dollarë kompensim dhe kërcënon me masa në Ngushticën e Hormuzit

0
Irani ka kërkuar kompensim për dëmet që thotë se janë shkaktuar nga sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, duke e vlerësuar koston totale...