25 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Alibeaj flet pas mbledhjes në selinë blu: “Kjo maxhorancë nuk ka legjitimitetin për të vendosur për presidentin, ka tre deputetë non grata”

Kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka folur pas mbledhjes në selinë blu. Ai ka deklaruar se maxhoranca nuk ka legjitimitetin për të zgjedhur kreun e shtetit pas ka tre deputetë non grata dhe dy të tjerë pas hekurave. Ai tha se ka disa deputetë non-grata PS.

“Lidhur me draftin dua të sqaroj se është një draft që ka sintetizuar të gjitha ndejshmëritë e secilit deputet. Është e udhës për këdo që të ketë kohën për ta studiuar çështjen dhe të japë sugjerime.

Kjo maxhorancë nuk ka legjitimitetin për të vendosur për presidentin. Ka tre deputetë non grata, ka dy deputetë pas hekurave. Ka raportin e DASH. Kjo situatë duhet të bëjë të mendojë këdo. Kjo çështje fillon e ngre krye në raste si kjo kur duhet të marrin pjesë për të përfaqësuar së paku gjysmën e shqiptarëve.

Me ndjenjën e lartë të përgjegjësisë deputetët ranë dakord që të marrin pjesë në proces. E para për të hequr çfarëdo lloj gjurme të hidhur të së shkuarës për të cilat jemi bërë disa herë pishman. Pse nuk morën pjesë në reformën zgjedhore dhe territoriale. Është e qartë për secilin nga ne për shkak të vitit 2008, që në raundin e katërt dhe të pestë që presidenti zgjidhet me 71 vota.

.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...