25.8 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

“Nesër është vetëm Konferenca e Kryetarëve, nuk ka negociatë”/ Alibeaj: “Presidenti duhet të jetë antikomunist”

Kreu i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj në një prononcim për mediat e ka quajtur një kusht të panegociueshëm zgjedhjen e një presidenti antikomunist.

Alibeaj thotë se nesër në Konferencën e Kryetarëve nuk shkojnë për negociata me mazhorancën. Ai shpreh se të gjithë duhet të marrin pjesë në proces, duke theksuar se diskutime dhe negociata do të ketë vetëm me aleatët.

Kreu i Grupit Parlamentar, shprehu nevojën e zgjedhjes të një figure të pakorruptueshëm dhe të pajoshur nga qeveria.

Ndërkohë që lidhur me draftin për të ai tha se nuk është përfundimtar, por mund të shtohet dhe plotësohet në një proces konsultimi.

“Ndjej një kënaqësi personale në karrierën time, ku të gjithë ata aty që ishin të pranishëm kishin një kusht të panegociueshëm: Presidenti që do të duhet të zgjidhet duhet të jetë antikomunist. Ky vend duhet të japi një shenjë të fortë që presidentin duhet ta ketë antikomunist. Kjo ka turbulluar shumë mendje këto ditë. Jo të shitur të Rama, jo të blerë. Antikomunist, jo ai vetëm, por të gjithë familjarët. Opozita ka legjitimitetin e saj për të marrë pjesë në proces, për të propozuar figura që s’kanë lidhje me komunizmin, i pakorruptueshëm, i pajoshur nga qeveria.

Grupi, kolegët deputetë menduan që duke më atribuar të drejtën për ta ccuar para këtë proces duke mos e konsideruar final këtë draft që ai mund të pasurohet, shtohet, pasurohet. Një proces konsultimi sa më gjerë. Nesër është vetëm Konferenca e Kryetarëve, nuk ka negociatë. Negociata do ketë me aleatët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...