Enkelejd Alibeaj ka informuar kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi në lidhje me dokumentacionin e kërkuar më herët nga KQZ për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit.
Alibeaj ka njoftuar Celibashin se Lulzim Basha është dorëhequr si kryetar i PD më 21 mars 2022 dhe dokumentacioni i paraqitur është i plotë.
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa i është drejtuar sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një njoftim dhe kërkesë për të vijuar me regjistrimin e PD në zgjedhjet lokale të 14 majit, edhe pa dokumentacionin me firmën e Lulzim Bashës. Në këtë njoftim, thuhet Basha është dorëhequr dhe se dokumentacioni i paraqitur për t’u regjistruar në zgjedhje, është i plotë.
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se asnjë parti politike nuk mund të regjistrohet në zgjedhje, nëse deklarata e kryetarit të partisë nuk shoqërohet me nënshkrimin e tij.
Sipas tij, në dokumentacionin e dorëzuar mungonte dhe deklarimi formal për dorëheqjen e Bashës dhe “në vlerësim të këtyre fakteve, nuk ka asnjë mundësi që të injorohet kjo kërkesë e kodit zgjedhor”.
Alibeaj deklaroi mbrëmjen e të premtes se nuk do të ndryshojë qëndrim për kërkesën e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi për dorëzimin e një dokumenti të firmosur nga Basha, pasi përndryshe rrezikon regjistrimin në zgjedhjet lokale.
Alibeaj njofton Celibashin se Lulzim Basha është dorëhequr si kryetar i PD dhe dokumentacioni eshte ne rregull
POSTIMET E FUNDIT
Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...
Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...
“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë.
Gruaja me origjinë...
32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë.
Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...
Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...





