9.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Altin Çoku mohon akuzat për Sibelën Abedini: “Nuk e kam publikuar foton intime, ajo është vrarë,nulla u hodh”

Rast i rëndë dhe i komplikuar rikthehet në vëmendje të mediave. Historia e Sibela Abedinit, e cila humbi jetën më 10 shkurt 2024 duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati në Kamzë, ka çuar në arrestimin e Altin Çokut, 39 vjeç, i cili përballet me akuza lidhur me shpërndarjen e një fotografie intime të 27-vjeçares.

Në një intervistë televizive në emisionin “Me Zemër të Hapur”, Çoku ka mohuar kategorikisht akuzat, duke pretenduar: “Nuk jam unë personi që ka publikuar fotografinë intime me Sibelën. Arrestimi im është i paligjshëm.” Ai shtoi se fotografia është shpërndarë nga një person tjetër me inicialet A.H., nga Fushë-Miloti, dhe se është e modifikuar.

Çoku ka deklaruar gjithashtu se nuk ka pasur marrëdhënie intime me të ndjerën dhe ka akuzuar mediat dhe policinë për mos zbardhjen e plotë të ngjarjes: “Sibela nuk ka vrarë veten, por e kanë vrarë, dhe uniformat blu nuk bëjnë asgjë për të zbardhur ngjarjen. Mediat për një klikim i bëjnë gjërat trashanike, duke hedhur baltë mbi mua dhe vajzën time.”

Ngjarja tragjike ka shkaktuar reagime të forta edhe nga familja e Sibelës. Nëna e saj ka deklaruar se vajza nuk është vetëvrarë, por ka qenë viktimë e presionit psikologjik dhe dhunës morale, duke kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sibela Abedini, e martuar në Kosovë dhe nënë e një vajze 2-vjeçare, ishte kthyer në Kamzë për të jetuar pranë prindërve për shkak të problemeve me bashkëshortin. Ngjarja mbetet objekt hetimi të intensifikuar nga autoritetet, ndërsa debatet për përgjegjësinë dhe drejtësinë vazhdojnë në media dhe rrjetet sociale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...

UGSH reagon pas përjashtimit të reporteres Meta: “Një precedent shqetësues për lirinë e medias”

0
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar sot pas incidentit gjatë konferencës për shtyp të kryeministrit Edi Rama, ku reporteres Ambrozia Meta i është ndaluar...

Fotografia e publikuar nga Epstein: Ish-Princi Andrew dhe Peter Mandelson në qendër të skandalit

0
Mes miliona dokumenteve të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për çështjen Jeffrey Epstein, është zbuluar një foto që ka shkaktuar bujë të madhe:...

Tragjedi në Itali: Humb jetën 20-vjeçarja shqiptare Anxhela Byku pas rënies nga pallati

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Anxhela Byku, 20 vjeçe, humbi jetën në mbrëmjen e së enjtes, më 12 mars,...

Lezha nderon kujtimin e Xhuana Nikollaj,e afërmja:”Ajo kishte vendosur të zhvendosej në Tiranë për...

0
Dhjetëra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e së premtes në qendër të qytetit të Lezhës për të bërë homazhe në kujtim të Xhuana Nikollaj, 25-vjeçares...