23.6 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Lezha nderon kujtimin e Xhuana Nikollaj,e afërmja:”Ajo kishte vendosur të zhvendosej në Tiranë për të nisur një jetë të re”

Dhjetëra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e së premtes në qendër të qytetit të Lezhës për të bërë homazhe në kujtim të Xhuana Nikollaj, 25-vjeçares që ndërroi jetë pas një episode dhune nga ish-partneri i saj, Eraldo Fizi.

Ngjarja u zhvillua pranë “Obeliskut”, ku të afërm, miq dhe qytetarë ndezën qirinj dhe vendosën buqeta me lule, duke qëndruar për disa minuta në heshtje dhe shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e tyre me familjen e të ndjerës. Shumë prej tyre kërkuan zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe drejtësi për viktimën.

Një e afërme e Xhuanës rrëfeu se vajza kishte planifikuar të nisë një punë të re në Tiranë vetëm një ditë pas ngjarjes tragjike. Sipas saj, kur familjarët zbuluan dhunën që Xhuana kishte përjetuar nga ish-partneri, ata ndërhynë menjëherë për ta mbrojtur, duke e marrë në shtëpi dhe siguruar mbrojtje. Ajo kishte vendosur të zhvendosej në Tiranë për të nisur një jetë të re dhe për të filluar punën e re, duke shikuar jetën me një këndvështrim tjetër.

“Kam 1 mijë mesazhe për gratë dhe vajzat që të mos heshtin, por të flasin. Ka ndryshuar koha, tani janë të lira,” tha e afërmja e saj, duke theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit për dhunën ndaj grave dhe vajzave.

Ngjarja ka tronditur komunitetin e Lezhës, i cili u mblodh për të treguar dhimbjen e përbashkët dhe për të mbështetur familjen e të ndjerës, ndërsa presin që drejtësia të japë përgjigjen e saj për këtë humbje të parakohshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...