23.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Ambasada Amerikane dhe BE drejtuar qeverisë për mandatin e Olta Xhaçkës:” Respektoni ligjet”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me vendimin e fundit të Parlamentit shqiptar për të shpërfillur një vendim të Gjykatës Kushtetuese, duke mos dërguar për shqyrtim çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Ky veprim është parë si një shkelje e rëndë e rregullave dhe ndarjes së pushteteve, një shqetësim që është ndarë edhe nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Delegacioni i BE-së e ka vlerësuar këtë zhvillim si një kërcënim për funksionimin e drejtë të sistemit demokratik në vend. Në reagimin e saj, Ambasada e SHBA-së theksoi se respektimi i ligjeve, vendimeve të gjykatave dhe Kushtetutës është thelbësor për të ruajtur një sistem demokratik të shëndetshëm. Ajo shtoi se institucionet e Shqipërisë duhet të marrin hapat e nevojshëm për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe për të mbajtur përgjegjësinë qendrore të Parlamentit për ruajtjen e ndarjes së pushteteve.

Qeveria dhe institucionet duhet të respektojnë rregullat, ligjet, vendimet e gjykatave dhe Kushtetutën – të gjitha të cilat janë vendosur për të siguruar që sistemi demokratik të funksionojë në mënyrë të shëndetshme dhe të vazhdojë të lulëzojë“, theksohet në deklaratën e ambasadës së SHBA-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...