22.5 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Ambasada e SHBA-së në Tiranë përcjell mesazhin e Yuri Kim: Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar sërish mbi situatën e drejtësisë në vendin tonë.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada ka shpërndarë një pjesë nga fjala e ambasadores Yuri Kim, ku thuhet se reforma në drejtësi po prodhon rezultate konkrete dhe të prekshme.

Më tej aty thuhet që pavarësisht arritjeve, ka ende shumë punë për t’u bërë dhe shqiptarët nuk duhet të ndalen në qëllimet e tyre për një drejtësi të pavarur dhe funksionale.

Reagimi i ambasadës:

“Reforma në drejtësi po prodhon rezultate reale, të prekshme, konkrete. Por e dini çfarë? Njerëzit duan më shumë. Dhe Shtetet e Bashkuara janë në krah të Shqipërisë sepse ne jemi në një mendje me ta. Duhet të ketë më shumë. Nuk është koha për të pushuar. Duhet të festojmë përparimin që kemi bërë së bashku deri tani. Së bashku. E kemi bërë së bashku. Disa herë ka qënë e vështirë. Nuk mendoj se ka pasur ndonjë rast kur ka qenë e lehtë. Ka pasur raste që janë bërë edhe gabime. Është proces njerëzor. Por është e rëndësishme që të qëndrojmë të përkushtuar ndaj qëllimit fundor. Serioz dhe të sinqertë, të dimë që Shtetet e Bashkuara nuk do të ndalojnë dhe as ju nuk duhet të ndaloni – që partnerët tuaj europianë duan që ju t’ia dilni, po aq sa edhe partnerët tuaj amerikanë duan – që ju mund t’ia dilni.” – Ambasadorja e SHBA Yuri Kim në aktivitetin e Këshillit të lartë Gjyqësor “Drejt Ekselencës Gjyqësore”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...