Në selinë blu kanë mbërritur këtë mëngjes ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf.
Po ashtu në takim janë edhe diplomatët e Francës dhe Britanisë në vendin tonë.
Ambasadorët janë pritur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi dhe nënkryetarja e partisë, Jorida Tabaku.
Takimi vjen në një moment kur të hënën, një ditë më parë, Sali Berisha me përkrahësit e tij shkuan në ambientet e selisë blu dhe pretendojnë se kanë shkarkuar si kryetar të PD-së Lulzim Bashën, duke krijuar kështu konfuzion tek elektorati demokrat.