25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Rritja e çmimit të energjisë/ BE reformë për rezervat e gazit është i nevojshëm për të balancuar luhatjet e kërkesës ditore dhe sezonale

Bashkimi Evropian pritet që gjatë kësaj jave të propozojë një sistem që do të lejonte shtetet që bashkërisht të blinin rezerva strategjike të gazit – një masë e hartuar nga blloku evropian në përgjigje të rritjes së çmimeve të energjisë.

Çmimet standarde të gazit me shumicë në Evropë u rritën më shumë se 500 për qind gjatë këtij viti, duke arritur nivele rekord në muajin tetor, pasi furnizimet e pakta me gaz përkuan edhe me kërkesën në rritje të ekonomive që po rimëkëmben nga pandemia e COVID-19. Pavarësisht se çmimet kanë rënë, ato vazhdojnë të jenë të larta.

Shumica e qeverive evropiane u përgjigjën me masa emergjente, të tilla si subvencione apo lehtësira tatimore, me qëllim që të mbronin qytetarët e tyre nga faturat e larta të energjisë.

Disa shtete, përfshirë Spanjën dhe Francën, kanë kërkuar gjithashtu që BE-ja t’i lejojë ato që bashkërisht të blejnë gaz dhe të krijojnë rezerva strategjike, me qëllim që të rrisin furnizimet e tyre.

Komisioni Evropian pritet që gjatë kësaj jave të propozojë një reformë sa i përket rregullave të tregut të gazit në BE. Shefja e BE-së për politika të energjisë, Kadri Simson ka thënë se në këtë reformë do të përfshihet një kornizë që do të mundësojë prokurimin e përbashkët të rezervave strategjike të gazit. Në një dokument i KE-së, të cilin e ka parë agjencia Reuters, thuhet se çdo blerje e përbashkët e gazit midis shteteve, do të bëhet në mënyrë vullnetare.

Pse janë të rëndësishme rezervat e gazit?
BE-ja ka kapacitet që të ruajë në depo deri në 117 miliardë metra kubikë të gazit natyror ose afërsisht një të pestën e konsumit të saj vjetor, thuhet në të dhënat e Gas Infrastructure Europe.

Depot ku ruhet gazi zakonisht janë minierat e kripës apo fushat e gazit, të cilat nuk kanë më gaz. Magazinimi i gazit është i nevojshëm për të balancuar luhatjet e kërkesës ditore dhe sezonale. Po ashtu, gazi i ruajtur nëpër depo mund të përdoret kur ka ndërprerje të furnizimit me gaz, kur ka ndërprerje të mëdha në infrastrukturë dhe veçanërisht kur ka kërkesa të mëdha gjatë motit të ftohtë.

Kapaciteti i ruajtjes së gazit në BE është i shpërndarë në mënyrë të pabarabartë në objekte të mëdha që gjenden në Francë, Gjermani, Itali dhe Holandë, por ndërlidhja me tubacione nënkupton që shtetet anëtare të bllokut mund të përdorin gazin që ruhet për vite të tëra në shtetet fqinje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...