30.1 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Ambasadori gjerman merr pjesë në takimin e Ramës ” Cdo gjë bëhet për të mirën e vendit jo se e kërkon BE”

Ambasadori gjerman, Peter Zingraf ka marrë pjesë në takimin e organizuara mbi menaxhimin e mbetjeve në vend, ku i pranishëm është kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiakët e vendit.

Zingraf tha se plani për menaxhimin e mbetjeve duhej të bëhej për të mirën e vendit dhe jo vetëm sepse e kërkon Bashkimi Europian. Mes të tjerash, ai tha se një plan i tillë ishte i detyrueshëm duke qenë se Shqipëria kishte hapur negociatat për anëtarësim në BE.

“Këtë më së shumti e bëni për Shqipërinë jo sepse thjesht kërkohet nga BE. Me nisjen e bisedimeve për hyrjen në BE, do të jetë e detyrueshme për rrugën tuaj drejt Europës një plan për menaxhimin e mbetjeve. Gjermania vlerëson shumë që sektori i menaxhimit të mbetjeve është përmirësuar deri në 2020-tën. Nuk duhen thjesht miratime legjislative por duhet të aplikohet nga administrata dhe më pas nga të gjithë qytetarët. Me udhëzimet e prezantuara sot, bashkitë do të marrin një mjet shumë të mirë”- u shpreh Zingraf mes të tjerash.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ju erdhi fundi! Poshtë oligarkia”/ Gratë dhe vajzat në krye të marshimit, protestuesit kërkojnë...

0
Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit, ndërsa edhe këtë mbrëmje gratë dhe vajzat janë në krye të protestës. Gjatë marshimit dëgjohen thirrje për...

“Divjaka bashki!”/ Protesta e banorëve hyn në ditën e 25-të: “Nesër edhe më shumë!”

0
Protesta e banorëve të Divjakës ka hyrë këtë të hënë në ditën e 25-të, ndërsa qytetarët vijojnë të kundërshtojnë reformën e re administrative të...

E rëndë në Lushnje, 45-vjeçari vrau nënën 80-vjeçare me sëpatë dhe plagosi rëndë babanë

0
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Lushnje, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka vrarë nënën e tij dhe...

Dyshohet se vrau të dy prindërit brenda banesës, djali largohet me automjet – policia...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kësaj të hëne fshatin Zhym, në Njësinë Administrative Krutje, në Lushnje, ku një djalë dyshohet se...

Horoskopi ditor, e Martë, 25 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe vendosmëri. Një çështje në punë mund të kërkojë një vendim të shpejtë, ndërsa në dashuri një bisedë e...