14.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

“Amnistia si një akt falje mëshire “, Alibeaj akuzon Manjën për gënjeshtër në interpretimin e amnistisë penale

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj, në interpelancën me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, e akuzon atë për gënjeshtër në përdorimin e shifrave për amnistinë penale dhe shpreh shqetësim për veprimet anti-SPAK. Alibeaj thekson se ky veprim politik po rrezikon të gjithë veprimtarinë e drejtësisë në vend.

The 8, 18, nuk qenka ashtu si u betove para një muaji. I paske liruar, kjo ishte ajo që i shitët publikut shqiptar. Ta gëzoni, 116 deputetë sa të jeni e keni peshqesh dhe ky ishte bashkimi juaj i një muaji më parë. Këto janë të dhëna që Ulsiu edhe pse i ka studiuar gjithë natën, s’kishte asgjë për të thënë përveç atyre emrave. Ishim vetëm emrat e atyre personave që iu është ulur dënimi dhe kanë dalë nga burgu. 100 persona të dënuar nga GJKKO përfituan pavarësisht premtimit që u dha se asnjë i dënuar nga gjykata kundër korrupsionit nuk do të lirohej dhe drita shpërtheu mes errësirës dhe mashtrimit shtetëror.

Mesazhi i parë amnistia e miratuar shërbeu si një mesazh ndaj SPAK, se kur ndjenja e kërcënimit ndaj ligjit bëhet e prekshme, barrierat politike, konkurrenca mes partive zbehen duke u zëvendësuar nga një unitet i papritur mes natës. Amnistia ishte një përpjekje për të penguar zbatimin e ligjit dhe se përpjekjet e SPAK mund të minohen me vendime politike.

Kod i heshtjes mafioze duke u kërkuar të dënuarve të mos bashkëpunojnë më drejtësinë, ishte prorosi e Ramës se pavarësisht presionit ligjor, mbrojta politike është e sigurt. Pëshpërima që i çuat përmes amastisë ishte durojeni presionin se vetëm pak burg do bëjnë, iu lëshojmë me amnisti

Amnistia si një akt falje mëshire, është shfaqje e hipokrizisë që dërgon mesazh të gabuara edhe ndaj partnerëve tanë. Si mund të thuhet se po luftohet korrupsioni kur ata që kanë minuar demokracinë po lirohen. Lihet një përshtypje e keqe.

E keni me SPAK dhe e keni me faktin që SPAK ka shkuar anash qafës së kryeministrit. E mbajtët 3 muaj sie si për ti dhënë një mesazh SPAK. Asnjëri nga ju nuk i hapet barku për 820 të dënuar. Arsyeja ishte që donit të tregonit forcë, 116 vota, blloku, fronti aleanca anti-SPAK. I treguar SPAK, BKH që këtu ka një forcë të madhe që me ligje si të amnistisë ua rrënon të gjithë veprimtarinë që bëni. Fronti anti-SPAK pa iu dridhur qerpiku. SPAK dhe drejtësia e re janë në rrezik. Thirrje për ndërkombëtarët. Ky është një alarm i madh për atë se çfarë po ndodh për drejtësinë dhe të ardhmen e vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...