25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Andresa shfaqet për herë të parë krah partnerit me barkun e rrumbullakosur

Andresa Ambrosio ose siç njihet nga të gjithë shqiptarët si Andresa e “ Telebingos” do të bëhet nënë për herë të parë.

Lajmin e ëmbël e bëri me dije më herët ajo teksa transmetohej “E diela shqiptare”.

Madje, ishte një telefonuese që e pyeti Andresën gjatë lojës së “Telebingo”, duke i thënë nëse është shtatzënë. Që nga ky moment, Andresa ka qenë shumë aktive në Instagram, duke ndarë foto e video.

Së fundmi, një foto e ëmbël e saj dhe e partnerit të saj na ka shkrirë zemrat të gjithëve sot. Barku i Andresës duket kaq shumë i rrumbullakosur dhe ajo duket kaq shumë e bukur.

Më herët, Andresa Ambrosio ka zbuluar gjininë e bebes.

Ajo zbuloi në emision për të gjithë publikun se pret një djalë.

‘Është djalë….’ dhe Mirko, me siguri, do të jetë shumë i lumtur. Emri është menduar në disa variante. Ai mund të jetë Rafael, Salvatore, Leterio ose…”, tha ajo.

Disa kohë më parë Andresa ka folur edhe për profilin e saj si fizioterapiste.

“E kam dashur gjithmonë Fizioterapinë. Kur isha 17 vjeç, kisha xhaxhanë me kancer dhe ai kishte nevojë për fizioterapi, kështu që i vija në ndihmë. Kështu ndodhi që mori drejtim pasioni im më vonë. Por më parë ama, kam dashur të bëhem veterinere.”

Andresa ka spikatur gjithnjë me pozitivitetin dhe spontanitetin e saj, ku ka bërë për vete shumë ndjekës të programit të së dielës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...