29.1 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Apel për ndihmë: Mesuseja e “Petro Nini” Etleva Ruçi apel per dy djemtë e saj ,luftojnë me një sëmundje të rrallë gjenetike

Etleva Ruçi, mësuese e përkushtuar në Gjimnazin “Petro Nini” në Korçë dhe nënë e dy djemve, po përballet me sfidën më të madhe të jetës së saj.

Pas humbjes së bashkëshortit, një oficeri policie, Etleva ka mbajtur mbi supe përgjegjësinë e rritjes së djemve të saj. Por sot, ajo përballet me një realitet të dhimbshëm: të dy djemtë, Tedi (27 vjeç) dhe Noel (24 vjeç), janë prekur nga Adreno-Leuko Distrofi, një sëmundje e rrallë dhe shkatërruese që paralizon muskujt dhe dëmton sistemin nervor, dhe që në Shqipëri nuk ka kurim.

Tedi është në një gjendje të rëndë, ndërsa Noel sapo ka përfunduar universitetin me mesatare 9.8 dhe punon për të mbështetur familjen. Mjekimi i vetëm i mundshëm ndodhet jashtë vendit dhe bazohet në terapitë e avancuara të inxhinierisë gjenetike, me kosto jashtëzakonisht të larta, të cilat familja nuk mund t’i përballojë.

Etleva, nënë e vetme dhe me burime të limituara ekonomike, kërkon ndihmën dhe solidaritetin e shqiptarëve që t’u japin një shans jetës dhe shpresës djemve të saj.

Si mund të ndihmoni?
Përmes transfertës bankare:
IBAN: AL64202111230000002800837768

Mesazhi prekës i nënës Etleva Ruçi:
“Ju shkruaj me shpirtin e rënduar dhe zemrën e plagosur. Bashkëshorti im, një oficer policie, u nda nga jeta dhe unë jam kujdesur vetëm për djemtë tanë. Njëri prej tyre, Tedi, u diagnostikua me një sëmundje shumë të rrallë dhe të pashërueshme, Adreno-Leuko Distrofi. Pak ditë më parë mora lajmin e tmerrshëm që edhe djali tjetër, Noel, është bartës i këtij gjeni.

Kjo sëmundje nuk kurohet në Shqipëri, dhe kostoja e mjekimit jashtë vendit është shumë e lartë. Kam punuar gjithë jetën me dinjitet dhe sot jam në gjunjë përpara jush, si një nënë që po sheh shpresën të shuhet. Ju lutem më ndihmoni të shpëtoj djemtë e mi.”

Etleva dhe familja e saj kanë nevojë për ndihmën tonë. Çdo kontribut, i madh apo i vogël, është një hap drejt shpëtimit të jetëve të tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...