34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Arben Ahmetaj në SPAK, merret në pyetje si person nën hetim

Arben Ahmetaj u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u pyet për rreth 6 orë nga oficerët e BKH-së. Ahmetaj u pyet si person nën hetim, në kuadër të hetimeve që po kryen SPAK ndaj Ahmetajt për 4 akuza, për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme.

Ishte ora 12:00 kur Ahmetaj u paraqit në SPAK për t’u marrë në pyetje si person në hetim i shoqëruar edhe nga avokati tij Henrik Ligori. Pas rreth 6 orësh, ora shënoi 17:36 kur Ahmetaj la ambientet e SPAK, por për gazetarët refuzoi të japë detaje të shumta, duke theksuar se vetëm kishte ardhur për të sqaruar pozicionin e tij. I pyetur nga gazetarët nëse do të paraqitet sërish, ai tha se sa herë të jetë e nevojshme. Ndërkohë, pyetjes nëse i druhet arrestimit ish-ministri i Financave preferoi të mos i përgjigjet.

“Sqaruam pozicionin. Do vini sërish? Sa herë të duhet”, tha Ahmetaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...