28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Arian Tuku arrestohet në Itali në kuadër të operacionit të SPAK për goditjen e grupeve kriminale

Në kuadër të një operacioni të gjerë kundër grupeve kriminale, të ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në bashkëpunim me Interpolin, është arrestuar në Itali Arian Tuku. Sipas hetimeve të SPAK, Arian Tuku, 36 vjeç nga Lezha, është i dyshuar për një seri veprash të rënda kriminale.

Tuku është akuzuar për tentativën e vrasjes së Aleks Ndrekës, i njohur ndryshe si “Leksi i Druve”. Atentati ndaj Ndrekës ndodhi pasditen e 1 dhjetorit 2020 në autostradën Lezhë-Laç, ku Ndreka mbeti i plagosur me një plumb në gjoks.

Arian Tuku është gjithashtu dhëndri i Arben Ndokës, ish-deputetit të Partisë Socialiste, i cili është gjithashtu në kërkim nga SPAK për lidhje me krimin e organizuar dhe përplasje të forta me Ndrekën. Përveç kësaj, Tuku akuzohet për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasjen e Durim Bamit. Atentati ndaj Bamit ndodhi në nëntor të 2020, ku ai u qëllua me pesë plumba dhe mbeti i plagosur kushëriri i tij, Ervin Kodra.

Sipas hetimeve të SPAK, Arian Tuku ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa, të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze. Në një njoftim zyrtar, SPAK bëri të ditur:

“Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton se shtetasi Arian Tuku, djali i Zef dhe Veranikës, i datëlindjes 02.02.1988 në Lezhë, më datë 01.12.2020 ka tentuar të vrasë shtetasin Aleks Ndreka. Gjithashtu ky shtetas ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Durim Bami. Më datë 03.11.2020, ai ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze. Veprat e mësipërme janë kryer prej tij në një formë të veçantë bashkëpunimi, atë të një grupi të strukturuar kriminal.”

Hetimet e SPAK nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve ‘Sky’ që këta persona përdornin me njëri-tjetrin, duke zbuluar rrjetin e gjerë të krimit të organizuar ku Arian Tuku ishte i përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...