21.2 C
Tiranë
Wednesday, June 10, 2026

Armina Mevlani reagon ndaj thashethemeve për shtatzëni: “Nuk jam shtatzënë, kam pasur probleme shëndetësore”

Influencerja e njohur Armina Mevlani ka reaguar pas zërave të shumtë që kanë qarkulluar në rrjete sociale për një shtatzëni të mundshme, pas vërejtjeve të ndjekësve mbi ndryshime në peshën e saj trupore.

Në një deklaratë të sinqertë, Mevlani mohoi kategorikisht të jetë shtatzënë, duke sqaruar se ndryshimet fizike janë rezultat i problemeve shëndetësore, dhe jo i një shtatzënie siç është aluduar.

“Mënyra se si komentohet në portale është e tmerrshme. Nëse do më ndodhte, nuk do ta thoja. Por pas këtyre reagimeve kam thënë që vërtet a duhet ta them.”

Ajo theksoi se ka krijuar një lloj imuniteti emocional ndaj komenteve, duke shtuar se me kalimin e kohës, përqendrimi i saj është zhvendosur nga opinioni publik te vetëmirëqenia.

“Unë se kam vrarë mendjen se çfarë do të thonin njerëzit. Vjen një moshë që s’të intereson se çfarë thonë, krijon imunitet.”

Me këtë reagim, Mevlani ka kërkuar të ndalojë spekulimet dhe të theksojë se komentet e nxituara për pamjen fizike mund të jenë të dëmshme, sidomos kur prekin aspekte personale dhe shëndetësore të individit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Më kërkoi të fikja dritat, do nxirrte një frigorifer’ – Dëshmia në gjykatë për...

0
Në Gjykatën e Tiranës ka dëshmuar Enea Zyferi, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest me burg” për akuzën e përkrahjes së autorit të...

“5 të arrestuar në Kosovë pas hetimit 3-vjeçar me Europol – si u zbërthyen...

0
Pesë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin për përfshirje në një rrjet të krimit të organizuar, i cili dyshohet se ka trafikuar drogë...

Tiranë: 24-vjeçari turk zhduket, nisin kërkimet pas denoncimit të mikeshës

0
Një shtetase turke ka raportuar humbjen e kontakteve me një 24-vjeçar, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur në Tiranë. Sipas saj, i riu,...

Balluku nga Apollonia: “Pa rrënjët dhe kujtesën historike nuk ndërtohet e ardhmja”

0
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, ka zhvilluar një aktivitet në Apolloni, ku ka theksuar rëndësinë e kujtesës historike...

Kryeministri Rama reagon ndaj pretendimeve për “shitjen e ishujve”: “Është kaq shqetësuese kur kalon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj lajmeve dhe diskutimeve të fundit në media dhe rrjete sociale, të cilat pretendojnë se qeveria shqiptare po shet...