28.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Hetimet mbi 6 janarin, Biden nuk do të bllokojë lëshimin e dokumenteve të administratës Trump

Presidenti Joe Biden nuk do të zbatojë privilegjin ekzekutiv që gëzon për të ndaluar dhënien e informacioneve e komunikimeve të zhvilluara gjatë administratës Trump më 6 janar, në kuadër të një hetimi rreth sulmit të dhunshëm të asaj dite ndaj Kapitolit.

“Presidenti tashmë ka arritur në përfundimin se nuk do të ishte e përshtatshme që të zbatojë kompetencat që gëzon në këtë drejtim”, tha sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit, njoftoi të enjten se ka thirrur për të dëshmuar katër ish-anëtarë të administratës së zotit Trump, mes tyre Mark Meadows dhe Steve Bannon.

Më 6 janar një turmë përkrahësish të zotit Trump sulmuan Kapitolin ndërsa ligjvënësit po çertifikonin fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhje.

Zoti Trump ka bërë të ditur se do të synon t’i sfidojë thirrjet zyrtare të bëra nga komisioni ndaj ish-këshilltarëve të tij, duke përmendur “privilegjit ekzekutiv dhe arsye të tjera”.

Privilegji ekzekutiv i jep mundësinë Shtëpisë së Bardhë të refuzojë respektimin e kërkesave për informacioni të bëra nga Kongresi ose kërkesave të bëra në kuadër të Aktit mbi Lirinë e Informacionit. Parimi ligjor është i rrënjosur në idenë se këshilltarëve të presidentit u duhet dhënë njëfarë privatësie, në mënyrë që ata të bëjnë diskutime të sinqerta.

Në të kaluarën ka patur raste që një president në detyrë të ketë përdorur privilegjin ekzekutiv për t’i mbajtur sekrete komunikimet e një administrate të mëparshme, por kjo ka qenë e rrallë.

Në kushtet kur Presidenti Biden heq dorë nga privilegji ekzekutiv, ishte e pritshme që zoti Trump të paraqiste një ankim.

Përfaqësuesit e ish-presidentit nuk kanë bërë ende asnjë koment pas këtij zhvillimi./VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...