26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Arrestohen dy persona në Gjirokastër morën peng një 53-vjeçar

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona, një grua dhe një 38-vjeçar, të akuzuar për marrjen peng të një 53-vjeçari me qëllim përfitimin e një shume parash.Të arrestuarit janë L. Ç, 45 vjeçe, banuese në Gjirokastër, dhe E. T., 38 vjeç, banues në Krahës, Memaliaj.

Ata përballen me akuzat për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryera në bashkëpunim. Sipas policisë, L. Ç dhe E. T, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i hoqën lirinë shtetasit P.S., 53 vjeç, dhe e kanosën atë për t’i marrë një shumë parash.

Hetimet kanë treguar se për motive të dobëta, të arrestuarit mbajtën peng në banesën e marrë me qira nga 45-vjeçarja, shtetasin P.S., duke i hequr lirinë dhe duke e kanosur për dhënie pasurie. Materialet procedurale tani i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...