28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e një shqiptari në Athinë në vitin 2008

Gëzim Latja, 41 vjeç dhe Armando Tarushllari, njohur si Jetnor Cinellari, 52 vjeç, janë arrestuar nga policia e Koçës në bashkëpunim me autoritetet greke si bashkëautorë të vrasjes së një 25-vjeçari shqiptar në Athinë në vitin 2008.

Njoftimi i policisë së Korçës tregon se hetimet e përbashkëta me autoritetet greke çuan në identifikimin dhe ndalimin e dyshimtarëve për vrasjen që ndodhi në vitin 2008. Autoritetet greke kishin arritur të identifikonin vetëm një prej tre autorëve të dyshuar të ngjarjes në atë kohë.

Gëzim Latja, banues në Elbasan dhe Armando Tarushllari, banues në Tiranë, janë ndaluar për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim. Autoritetet po vazhdojnë hetimet dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe procedurat për ekstradimin e tyre drejt shtetit grek.

Materialet procedurale janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...