12.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Arrestohen në Greqi kriminelët Fred Mykaj dhe Boban Ristevski për grabitje të armatosur

Një kriminel famëkeq nga Maqedonia e Veriut dhe një shtetas shqiptar kanë rënë në prangat e policisë greke, të akuzuar për një sërë veprash penale. Fred Mykaj, 46 vjeç nga Mallakastra, dhe Boban Ristevski, 45 vjeç nga Shkupi, janë akuzuar se, të maskuar, kanë hyrë në banesën e tre të moshuarve të moshës 68, 74 dhe 87 vjeç në Tripoli Arkadhia dhe nën kërcënimin e një arme imituese dhe një thikë, i kanë lidhur dhe u kanë grabitur 19,065 euro dhe bizhuteri me vlerë 500 euro.

Pas disa minutash, e moshuara 68-vjeçare ka arritur të zgjidhet dhe ka njoftuar policinë. Pas mbërritjes në vendngjarje dhe veprimeve të para, ka nisur operacioni dhe ndjekja e autorëve, duke përfunduar me arrestimin e tyre në një pyll. Nga hetimi rezulton se autorët kanë mbërritur në vendngjarje me një automjet tip “Suzuki Celerio” të marrë me qira, të cilës i kishin vendosur targa të denoncuara si të vjedhura në 10 maj 2024 në Tripoli.

Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe sekuestruan një pistoletë imituese, një kartë identiteti false kroate, një patentë false kroate, katër celularë dhe sende të tjera. Arrestimi i Mykaj dhe Ristevski është rezultat i një hetimi të përpiktë dhe një operacioni të suksesshëm të policisë greke, duke i sjellë përpara drejtësisë për veprat e tyre kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...