29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Arrestohet 24-vjeçari në Shkodër kapet në flagrancë duke vjedhur

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 24-vjeçar, i identifikuar si E. T., pas një tentative vjedhjeje në një banesë në rrugën “Çerçiz Topulli”. Sipas njoftimit të policisë, ai u kap në flagrancë brenda banesës, duke tentuar të kryente vjedhjen.

Pas marrjes së njoftimit për incidentin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë reaguar me shpejtësi dhe kanë arritur në vendngjarje. Gjatë kontrollit fizik, policia i ka gjetur 24-vjeçarit një kaçavidë, e cila u sekuestrua si provë.

Njoftimi i policisë:

U kap në flagrancë brenda banesës ku kishte hyrë për të vjedhur, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari. Sekuestrohet një kaçavidë, që iu gjet 24-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas ishte futur për të vjedhur në një banesë në rrugën “Çerçiz Topulli”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë. Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë brenda banesës, në tentativë për të vjedhur, shtetasin E. T., 24 vjeç, banues në Laç,Vau i Dejës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...