29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, shpreh optimizmin për hapjen e negociatave me BE-në

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, theksoi dje rëndësinë historike të hapjes së grup-kapitujve themelorë të negociatave, duke e cilësuar këtë si një hap të madh përpara drejt realizimit të ëndrrës rilindase për shqiptarët. Gjatë nisjes së seancës plenare, Spiropali shpalli se hapja e këtyre grup-kapitujve është një gur themeli në rrugëtimin e Shqipërisë drejt ribashkimit me Evropën, një kontinent ku vendi ynë ka rrënjë të thella gjenetike, gjeografike, historike dhe kulturore.

“Siç tashmë e dimë, në datën 15 tetor, në Luksemburg, u mbajt Konferenca e Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri, për çeljen e negociatave për grup-kapitujt ‘Themeloret’”, tha Spiropali. Ajo theksoi se ky moment kurorëzon përpjekjet e mëdha të Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe e vuri theksin në arritjet e dukshme në reformat demokratizuese, mirëqeverisje, sundimin e ligjit, si dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Ne kemi dëshmuar me vepra, me reforma, se kemi vetëm një plan A drejt të ardhmes sonë, drejt Bashkimit Evropian. Jemi të vetëdijshëm se vetëm kështu përmbushim aspiratën e të gjithë shqiptarëve, të cilët si asnjë popull tjetër në Ballkanin Perëndimor, na mbështesin dhe frymëzojnë në udhën drejt familjes evropiane”, shprehu Spiropali.

Ajo theksoi se tani punët do të shtohen, përgjegjësitë do të rriten dhe detyrat do të shumëfishohen për Kuvendin e Shqipërisë. Kryetarja vlerësoi gjithashtu kontributin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, Komisionit për Çështjet Evropiane dhe të gjithë deputetëve për angazhimin e tyre në këtë proces.

“Pavarësisht partive apo ideologjive, Evropa është ëndrra dhe destinacioni ynë i përbashkët. Prandaj, në këto ditë të shënuara për të gjithë ne, bëj thirrje kolegëve opozitarë që të bashkohen për të përshpejtuar realizimin e ëndrrës së shqiptarëve për Bashkimin Evropian, një realitet i cili është ndër më të bukurit dhe më të dobishmit për njerëzimin dhe qytetërimin bashkëkohor”, nënvizoi Spiropali.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...