34.5 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Arrestohet 25-vjeçari pas grabitjes së faturinos në autobusin Tiranë-Prishtinë

Faturino i autobusit të linjës “Tiranë-Prishtinë”, u grabit me dhunë nga një 25-vjeçar i cili u identifikua dhe arrestua nga policia.

Ngjarja ndodhi mesnatën e së shtunës në Rrugën e kombit, teksa autobusi kishte ndaluar në një stacion pranë zonës së Repsit.

I riu hyr brenda mjetit dhe goditi me grusht faturinën dhe i mori çantën që mbante me vete dhe u largua me vrap.Nga goditja faturino 31-vjeçar pësoi dëmtime në kokë dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Mirditës, ndërsa bëri dhe kallëzim në polici.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë organizuan menjëherë punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin.

Si rezultat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Linja”, shërbimet e Policisë, të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të rastit, Emirjan Deda 25 vjeç, banues në Laç.

Ai u prangos duke u larguar në këmbë disa km larg vendit të ngjarjes, ndërsa rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm penal.

Gjithashtu, u bë e mundur gjetja e shumës së parave të vjedhura me dhunë, 675 €, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa veprimet  procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“The Odyssey” thyen rekordin e Christopher Nolan/ Filmi kalon 1 miliard dollarë dhe bëhet...

0
Hollywood – “The Odyssey” ka kaluar shifrën e 1 miliard dollarëve në arkëtime globale, duke u bërë filmi më i suksesshëm komercial në karrierën...

Debutim ëndrrash për Taulant Seferin në Turqi/ Sulmuesi shqiptar shënon pas vetëm 9 minutash...

0
Turqi – Taulant Seferi e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij të re në futbollin turk, duke gjetur rrugën e...

Roja I sigurisë gjendet i pajetë në resort në Hawaii/ 20-vjeçari i dyshuar u...

0
Hawaii – Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maui-n, ku një roje sigurie u gjet i pajetë në një resort plazhi. Mediat e huaja raportojnë...

“Gabim diplomatik”/ Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn për Kosovën: “Ukraina duhet ta njohë shtetin”

0
Prishtinë – Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka kritikuar deklaratën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ky i fundit rikonfirmoi se Ukraina nuk...

“Ujërat e zeza derdhen në det”/ Alarm në Durrës në kulmin e sezonit turistik,...

0
Durrës – Një situatë e rëndë mjedisore është denoncuar ditën e djeshme në Durrës, ku ujërat e zeza dyshohet se po derdheshin drejtpërdrejt në...