25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Arrestohet 28-vjeçari në Koplik për organizimin e lojërave te fatit ë një banesë të marrë me qira

Një 28-vjeçar është arrestuar në Koplik për organizimin e lojërave të fatit në një banesë të marrë me qira. Gjatë operacionit policor të koduar “Midnight,” policia zbuloi dhe sekuestruan pajisje të ndryshme të lojërave, si dhe një sasi parash të dyshuar të përfituara nga veprimtaria e paligjshme.

Pas mesnate, në banesën e përshtatur për lojëra fati, policia ndali gjithashtu 9 persona të tjerë, të cilët u kapën në flagrancë duke luajtur. Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan:

– 4 makineta për lojëra fati
– 1 tavolinë pokeri
– 1 valixhe me çipsa
– 2 palë letra bixhozi
– Shuma parash në lekë, paund dhe euro

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight”.

Kishte përshtatur një banesë të marrë me qira, në Koplik, për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, kapet në flagrancë në këtë banesë dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Procedohen penalisht 9 shtetas të tjerë që u kapën në flagrancë pas mesnate, në këtë banesë, duke luajtur lojëra fati.

Sekuestrohen makineta për lojëra fati, tavolinë pokeri, letra bixhozi dhe shuma parash, që u gjetën në banesë.

Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, është finalizuar operacioni policor i koduar “Midnight”, si rezultat i të cilit u godit rast i kësaj veprimtarie.

Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 28 vjeç, banues në Koplik, pasi kishte përshtatur katin e dytë të një banese që e kishte marrë me qira, në Koplik, për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit I. B., 44 vjeç, F. B., 38 vjeç, A. R., 30 vjeç, V. V., 20 vjeç, të katërt banues në Koplik, M. V., 33 vjeç, banues në fshatin Vrakë, E. Q., 35 vjeç, K. B., 30 vjeç, banues në Shkodër dhe A. T., 60 vjeç banues në fshatin Brojë, dhe për një 17-vjeçar.

Gjatë kontrollit në katin e dytë të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 4 makineta për lojëra fati, 1 tavolinë pokeri, 1 valixhe me çipsa, 2 palë letra bixhozi dhe shuma parash në lekë, paund dhe euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...