18.4 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

Arrestohet 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje

 

Policia e Tiranës ka arrestuar Elion Vathin (Kaci), një 39-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për akuzën e vrasjes. Arrestimi i Vathit u realizua nga Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda, në kuadër të operacionit të koduar “Lacking”.

Vathi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë kishin lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për të, për veprën penale të ‘Vrasjes’, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, ka nisur procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi. Operacioni ka qenë rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe ka përfshirë një bashkëpunim të ngushtë me autoritetet spanjolle për të mundësuar kapjen e Vathit dhe ekstradimin e tij drejt Spanjës.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...