33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Operacione Antidrogë në Lezhë: Sekuestrohen 200 kg Kanabis, arrestohen 5 persona

Dy operacione antidrogë, të quajtura “Procesi” dhe “Furia”, janë zhvilluar në Lezhë, ku janë kapur rreth 200 kg kanabis. Si rezultat, pesë persona janë arrestuar në lidhje me veprimtarinë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të kanabisit.

Trafikantët kishin përshtatur dy magazina për kultivimin e kanabisit, një prej të cilave u zbulua nga blutë e Lezhës në fshatin Shtuf të Mirditës. Gjatë kontrollit në një banesë të pabanuar, policia sekuestruan 108 kilogramë kanabis. Për këtë rast u arrestuan katër persona: Pjetër Çurgu, 27 vjeç; Artur Moli, 39 vjeç; Preng Moli, 71 vjeç; dhe Mark Moli, 67 vjeç, të gjithë banues në Balldre, Lezhë dhe Kaçinar, Mirditë. Të arrestuarit dyshohen si autorë të kultivimit dhe prodhimit të kanabisit që u gjet në proces tharjeje.

Në kuadër të operacionit “Furia”, në fshatin Gjonbardhaj, Kashnjet, gjatë kontrollit të ushtruar në një stallë bagëtish, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 92 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa. Në këtë rast, policia arrestoi Gjovalin Markun, 46 vjeç, banues në Shkodër.

“Në kuadër të operacionit ‘Procesi’, njësia administrative Kaçinarë, Mirditë, gjatë kontrollit në një banesë të pabanuar u gjetën qindra bimë në proces tharjeje me peshë totale 108 kilogramë kanabis,” njoftoi policia.

Puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këto dy raste të veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të kanabisit vijon në bashkëpunim me Prokurorinë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...