25.8 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Arrestohet adoleshenti nga Sri Lanka, vrau 16-vjeçaren italiane dhe e hodhi në koshin e mbeturinave

Një 17 vjeçar nga Sri Lanka është arrestuar nga policia në Itali për vrasjen e 16 vjeçares Michelle Maria Gauso.

I mituri me orgigjinë nga Sri Lanka është dërguar në komisariat ku po jep dëshminë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Primavalle.

Ditën e djeshme trupi i pajetë i të miturës italiane u gjet në një karrocë supermarketi pranë një koshi mbeturinash. Mediat e huaja shkruajnë se në trupin e saj kishte plagë të shkaktuara nga goditjet e shumta me thikë. Alarmi për ngjarjen u ngrit nga një fqinj i të riut.

Ai pa djalin që po dilte nga apartamenti ku jeton me nënën me një karrocë që pikonte gjak. Fqinji njoftoi menjëherë policinë dhe efektivët gjetën karrocën pranë koshit të mbeturinave.

I riu, në të njëjtën moshë me viktimën, akuzohet se ka goditur me thikë vajzën, e ka mbyllur në një qese të madhe plastike të zezë dhe ka tentuar të heqë qafe trupin duke e transportuar në një karrocë pazari në kazanët në via Stefano Borgia. Hipoteza se të dy ishin të lidhur në mënyrë romantike dhe se viktima ishte shtatzënë u mohua nga hetuesit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...