10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Arrestohet bashkëpunëtori i ‘Radio Marti’ në Kubë

Një bashkëpunëtor i ‘Radio Marti’, Oscar Elias Biscet, u arrestua në Havanë nga autoritetet kubaneze, sipas deklaratës së Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Median Globale (USAGM). Biscet u kap nga policia ndërsa po dilte nga shtëpia e tij dhe po mbahet pa shpjegime. ‘Radio Marti’ financohet nga Kongresi amerikan dhe gëzon pavarësi editoriale.

Sylvia Rosabal, drejtore e Zyrës së Transmetimeve për Kubën, e dënoi arrestimin dhe bëri thirrje për lirimin e tij, duke e cilësuar ngjarjen si “një përpjekje e dukshme për të heshtur mbulimin e të drejtave të njeriut në Kubë”. Biscet njihet për angazhimin e tij në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe ka qenë i burgosur disa herë më parë.

I nderuar me Medaljen e Lirisë nga Presidenti Bush në vitin 2007, zoti Biscet njihet për mbulimin e të drejtave të njeriut në mbarë botën dhe në Kubë. Ai është burgosur disa herë në të kaluarën.

Pas dënimit me 25 vjet burgim, nën akuzat se kishte punuar me Shtetet e Bashkuara për të përmbysur qeverinë e Kubës, ai kaloi gati një dekadë në qeli përpara se të lirohej në vitin 2011 si rezultat i trysnisë ndërkombëtare.

Arrestimi i tij i fundit përkon me takimin vjetor të Projektit Emilia, një fushatë e themeluar nga zoti Biscet për të nxitur demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Kubë. Ai u arrestua një vit më parë, pak para takimit të Projektit Emilia.

Pavarësisht nga rreziqet e njëpasnjëshme për sigurinë e tij, zoti Biscet ka refuzuar të largohet nga Kuba. Kuba renditet në vendin e 172 për sa i përket lirisë së shtypit, sipas Organizatës Gazetarët pa Kufij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...