20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Arrestohet në Greqi Eduard Vushaj, i dënuar me 16 vjet burg për vjedhje me armë në Shqipëri

 

Policia greke ka arrestuar 39-vjeçarin shqiptar Eduard Vushaj, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për ekzekutimin e një dënimi prej 16 vitesh burgim në Shqipëri për vjedhje me armë. Vushaj u dënua nga Gjykata e Shkodrës në vitin 2016 për veprën penale “Vjedhja me armë”, pasi në vitin 2013, së bashku me një tjetër person, ka ndaluar një automjet dhe, duke kanosur me armë dy shtetas, ka vjedhur paratë dhe automjetin, si dhe ka plagosur të dy me thikë.

Operativët e policisë greke, në bashkëpunim me Fast Albania dhe DVP Shkodër, kanë siguruar informacion për vendndodhjen e Vushajt dhe, pas shkëmbimit të këtij informacioni me Interpol Tiranën dhe homologët në Athinë, kanë finalizuar operacionin “Kartela e kuqe”. Ai është arrestuar dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...