34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Arrestohet në Laç 30-vjeçari shqiptar i kërkuar në Itali pasi i dogji makinën ish të dashures dhe …

Një 30-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar nga policia në Laç.

Donald Martinaj, lindur në fshatin Gurëz të Kurbinit, ishte në kërkim nga drejtësia italiane, pasi Gjykata e Riminit kishte caktuar masën ‘arrest në burg’ pasi në korrik të vitit 2023, ky shtetas kishte përndjekur ish të dashurën, duke i djegur makinën me benzinë dhe së bashku me shtetas të tjerë e kishin dhunuar atë dhe partnerin e saj.

Ai akuzohet për disa vepra penale si: penale “Përndjekja”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Gjykata e Riminit, Itali, me vendimin e datës 25.08.2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përndjekja”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi akuzohet se në muajin korrik, 2023, ka përndjekur ish të dashurën, i ka djegur me benzinë automjetin, si dhe ka organizuar shtetas të tjerë që kanë dhunuar këtë shtetase dhe partnerin e saj.

Ndërkohë pritet ekstradimi i tij në Itali, teksa Interpol Tirana dhe Interpol Roma po vijojnë bashkëpunimin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...