32.1 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Foto/ Finalizohet operacioni “Llamba”, zbulohet laborator kanabisi në Laknas – Arrestohen dy vëllezër, procedohet babai, në pranga edhe një punonjës i OSHEE-së

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Llamba”, duke goditur një rast të kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura në fshatin Laknas.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan dy vëllezër, të cilët kishin përshtatur banesën e tyre për kultivimin e bimëve narkotike, si dhe u procedua penalisht babai i tyre për moskallëzim krimi. Në pranga ka përfunduar edhe një punonjës i OSHEE-së, i dyshuar për shpërdorim detyre, pasi kishte lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Detajet e operacionit

Pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit Nr. 5 zbuluan një banesë të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, ku ishin instaluar pajisje speciale ndriçimi dhe ventilimi. Energjia elektrike për këtë veprimtari kriminale merrej në mënyrë të paligjshme.

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit:
• Sh. M., 38 vjeç
• F. M., 28 vjeç

Ndërkohë, u procedua në gjendje të lirë babai i tyre, Z. M., 66 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë e paligjshme dhe nuk e kishte kallëzuar.

Gjithashtu, u arrestua E. P., 29 vjeç, punonjës i OSHEE-së, i cili dyshohet se kishte favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Sekuestrimet

Gjatë kontrollit në banesë, policia sekuestroi si prova materiale:
• 20 bimë kanabis, rreth 60 cm të larta
• Një sasi lënde narkotike të përpunuar
• 5 llamba speciale për ndriçim dhe ngrohje
• 2 filtra për pastrimin e aromave
• 3 ventilatorë freskues
• 2 pajisje për matjen dhe rregullimin e temperaturës
• Pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivim

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja në Ksamil, zbardhet dosja: Sokrat Vata dhe një shtetas francez akuzohen për vrasje...

0
Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit të huaj në Ksamil, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit 2026 në ambientet...

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....