21.5 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

Arrestohet në Pisa një 31-vjeçar shqiptar me gati 6 kg kokainë – kapet me para cash dhe mjete për shpërndarje

Një 31-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane ditën e sotme në qytetin e Pisës, pas një operacioni të shpejtë që çoi në sekuestrimin e rreth 5.9 kilogramëve kokainë.

Sipas mediave italiane, i riu u bë subjekt i dyshimeve të forcave të rendit pas sjelljes së tij nervoze gjatë një ndalese rutinë. Ai nuk arriti të justifikojë itinerarin e lëvizjeve të tij, çka çoi në kontrollin e mëtejshëm nga ana e policisë.

Hetuesit e Policisë së Pisës ndërmorën menjëherë bastisjen e banesës së tij në Cascina, ku u zbuluan 6 blloqe kokaine, një sasi prej 6,800 eurosh cash, si dhe mjete për prerjen dhe paketimin e lëndës narkotike – elementë që konfirmojnë dyshimet për aktivitet të mirëorganizuar të trafikut dhe shpërndarjes së drogës.

31-vjeçari u arrestua për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarje dhe aktualisht ndodhet në paraburgim në pritje të procedurave gjyqësore që do të ndiqen nga Prokuroria Publike pranë Gjykatës së Pizës.

Policia italiane ka theksuar se operacione të tilla mbeten pjesë e një strategjie të përforcuar kundër rrjeteve të trafikut të drogës që përfshijnë elementë të huaj, ndër ta edhe shtetas shqiptarë. Hetimet për të zbuluar rrjetin e mundshëm të bashkëpunëtorëve vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...