23.4 C
Tiranë
Wednesday, July 15, 2026

Arrestohet një 27-vjeçar shqiptar në Itali, kapet me kokainë dhe para cash

Një i ri shqiptar është arrestuar në qytetin Cesena, Itali, pasi u kap me kokainë dhe një shumë parash cash. Arrestimi i 27-vjeçarit u krye më 8 janar nga karabinierët, të cilët e kishin vënë atë prej kohësh nën vëzhgim.

Hetuesit konstatuan se i riu qëndronte në Cesena vetëm për periudha të shkurtra kohore, duke marrë gjithmonë makina me qira dhe duke mos pasur një aktivitet të qartë pune që të justifikonte praninë e tij në zonë.

Pasi hynë në dhomën e hotelit ku po qëndronte shqiptari, policët gjetën rreth 200 gramë kokainë të ndarë në doza të vogla, e vendosur mbi një komodinë. Gjithashtu, u sekuestrua një shumë prej 470 eurosh cash, që sipas policisë lidhet me trafikun e drogës.

I riu u arrestua menjëherë dhe u dërgua në burg në Forli, ndërsa gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”. Operacioni nxori në pah se aktiviteti i tij kishte qëllim shpërndarjen e drogës në këtë zonë të Italisë. Hetimet për rrjetin e mundshëm të bashkëpunëtorëve vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...