22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Arrestohet një person në Fier për kanosje me armë, ndërsa procedohen tre të tjerë për vepra të ndryshme penale

Në Fier, një shtetas 34-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se ka kanosur dy persona me armë gjahu, e cila ishte e palicencuar. Shërbimet e policisë kanë sekuestruar armën si provë materiale. Në të njëjtën kohë, tre persona janë proceduar në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale, si vjedhje dhe dhunë ndaj nënës dhe bashkëshortes. Prokuroria e Fierit do të merret me rastet për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Komisariati i Policisë Divjakë arrestoi në flagrancë shtetasin Y. V., 34 vjeç, banues në fshatin Gërmenjë e Vogël, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur 2 shtetas, me një armë gjahu që e mbante pa leje. Shërbimet e Policisë e sekuestruan këtë armë gjahu, në cilësinë e provës materiale.
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit:

-M. G., 34 vjeç, banues në fshatin Plyk, pasi dyshohet se i ka vjedhur celularin një shtetasi;
-M. S., 36 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Ç., 41 vjeç, banues në fshatin Sheq Marinas, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...