25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Arrestohet ortaku i Jamarbër Malltezit, për ndërtimin e kompleksit ‘Partizani’

Bashkë me Jamarbër Malltezin dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka rënë në pranga edhe Fatmir Bektashi, bashkëpronari i Jamarbër Malltezit për ndërtimin e ish kompleksit ‘Partizani’.

Mbrëmjen e sotme, Malltezi u arrestua në Rinas sapo u kthye nga Gjermania, mëson Albeu.com.

Urdhri i arrestit është firmosur nga prokurori i posaçëm Arben Kraja.

Privatizimi i Kompleksit Partizani dhe roli i Fatmir Bwektashit

Ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe zyrtarë të tjerë gjatë qeverisjes ‘Berisha’, janë kallëzuar penalisht në SPAK, për privatizimin e pronës shtetërore ish-Klubit Partizani, një sipërfaqe rreth 10 mijë m2, në qendër të Tiranës, ku sot janë ndërtuar 17 kulla. Kallëzimi është referuar nga kryetari i grupit parlamentar socialist asokohe, Taulant Balla, i cili akuzon ish-zyrtarët e lartë për shpërdorim detyre, ndikime të paligjshme, falsifikim dokumentesh, pastrim të produkteve të veprës penale dhe korrupsion.

Në kallëzim thuhet se disa familje të vetëquajtura ish-pronarë, me përfaqësues ligjor dhëndrin e familjes Berisha, Jamarbër Malltezi, janë favorizuar në vitin 2008, ku brenda disa muajsh janë realizuar të gjitha procedurat njohjes dhe kthimit të pronës në fjalë, në kushtet kur ish-pronarëve të tjerë u duhen disa dekada.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...