28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Artan Lame bën bilancin e rivlerësimit të pronave: 110 milionë dollarë në arkat e shtetit

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka bërë një bilanc të procesit të rivlerësimit të pronave, ku u shprej entuziast në lidhje me procesin, që sipas tij kërkoi impenjimin e qindra punonjësve.

Në një deklaratë për mediat Lame pohoi se 113.800 pasuri morën shërbimin e rivlerësimin.

Sipas Lames, procesi i rivlerësimit solli 110 milionë dollarë të ardhura në Buxhetin e Shtetit.

“113.800 pasuri morën shërbimin e rivlerësimin, ndërkohë që në këtë proces presin 168.200 pasuri. Procesi i rivlerësimit është disi i komplikuar.

Disa persona u tërhoqën nga procesi pas rivlerësimit. Tirana në vend të parë për rivlerësimin e pasurive, mbi 47 mijë pasuri, ndërkohë Hasi është në vend të fundit me 35 rivlerësime. Procesi i rivlerësimit shërbeu si shkollë për qytetarët.

Nëpërmjet rivlerësimit, vlera e pronës rritet. Nga rivlerësimi ka përfitime ekonomike për qytetarët. Ndërkohë, 398 qytetarë nuk arritën të përfitojnë nga rivlerësimi.

Një falenderim për të gjithë punonjësit e Kadastrës që u përfshinë në këtë proces, ishte një çmenduri e vërtetë ngarkesa në zyrat tona në muajt e fundit. Do kërkoja ndjesë ndaj atyre qytetarëve, që diku u bë gabim, diku ju vonua procesi, është normale që kokëulur tju kërkojmë ndjesë qytetarëve”, tha Lame.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...