28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Atentati ndaj Klaudio Prendit i kalon kompetencës së SPAK: Hetime për grup të strukturuar kriminal

Ekzekutimi i 27-vjeçarit Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, është marrë në shqyrtim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ngjarja ndodhi pranë zonës së Xhamllikut në Tiranë, ku Prendi u vra me armë zjarri me silenciator sapo kishte dalë nga një lokal, ku ishte i shoqëruar me tre punonjës policie.

Sipas burimeve zyrtare, hetimet janë përqendruar në dyshimet se autorët e atentatit janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i përfshirë edhe në krime të tjera të rënda. Klaudio Prendi u qëllua me breshëri armësh nga një automjet tjetër, ndërsa sapo kishte hipur në makinën e tij tip “Mercedes”.

Policia ka ngritur dy pista kryesore hetimi:

1.Hakmarrje për shkak të detyrës së të atit, ish-gjyqtar Fran Prendi, i cili mund të ketë krijuar armiq gjatë ushtrimit të funksionit të tij.

2.Konflikt personal që i riu mund të ketë pasur me eksponentë të organizatave kriminale, të cilat mund të kenë urdhëruar ekzekutimin e tij.

Ndërkohë, hetimet po vijojnë për të zbardhur identitetin e autorëve dhe për të dokumentuar lidhjet e tyre me grupet kriminale të dyshuara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...